8 Δεκεμβρίου 2013

ΑΛΒΑΝΙΑ: Το τελευταίο αντίο είπαν οι μαθητές και φίλοι του μικρού Rilind Ademi (Video)

u-varros-rilind-ademi-foto-video_hd
Nxënësit u janë bashkuar burrave për t’i dhënë lamtumirën e fundit shokut të tyre të klasës. Ata po ecin drejt varrezave të fshatit Gaçkë të Ferizajt, për të kryer ritualet e varrimit të nëntëvjeçarit Rilind Ademi.
Të gjithëve ju kujtohet storja e Klan Kosovës për Rilind Ademin që luftonte me vdekjen. Kjo storje (shih videon), që preku zemrat e shqiptarëve, bëri që ata dhe mediat (përfshirë Telegrafin) të ndihmojnë në shërimin e tij.
Por, Rilindi nuk mbijetoi. Babai i këtij të fundit, që e kishte të vetmin djalë (dhe katër vajza), nuk po ia del t’i fsheh lotët. E, njëra nga motrat e tij lutej që vëllai të shkojë në parajsë.Në fakt, dhimbja për Rilindin shihej në fytyrat e të gjithë atyre që kishin shkuar në funeralin e tij.Rilindi vdiq të premten në Turqi nga një sëmundje e rëndë që nuk mund të kurohej në
Kosovë. Shërimin e tij jashtë vendit e ndihmuan shumë kosovarë nëpërmjet aksioneve të ndryshme.Për ditët e fundit të jetës së tij në Turqi, tregon prindi Bajram Ademi.
“Dhjetë ditë e fundit ka qenë shumë mirë. Ka fillua edhe me ngrënë”, thotë ai, duke shtuar se mjekët nuk arritën t’ia transplantojnë mushkëritë për shkak se duhej larguar një bakterje nga organizmi i vogëlushit. “Nuk ia kanë ba transplantin, se u dashtë me ia trajtu bakterjen që ia ka shkatërru mushkëritë”.
Ademi falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan për ta dërguar djalin e tij për shërim, ndërsa apelon tek institucionet që t’i rregullojnë spitalet në vend.



Δεν υπάρχουν σχόλια: