Τι λέει ο εκπρόσωπος τύπου του δήμου Θωμάς Νίκας... Ρεπορτάζ του Τελνίς Σκούκι στην αλβανική γλώσσα (Πατήστε τη μετάφραση αριστερά για να το διαβάσετε στα ελληνικά)
SARANDË – Me një veshje tërësisht sportive dhe menjë biçikletë, Thoma Nika, duket se nuk ngjan aspak me zëdhënësin e Bashkisë së Sarandës.Me sa duket, gjithë elegancën e shfaq teksa ecën me biçikletë, pasi ai sot ka braktisur automjetin e tij për t’u përkushtuar mjedisit. Ai i është bashkur ditës botërore “Në qytet pa makinën time”, iniciativë e cila organizohet për herë të parë në qytetin bregdetar, në jug të vendit. “Ndihem fatlumë. Kisha vite
që nuk “guidoja” biçikletë. Më kishte marrë malli të ecja në rrugën e Sarandës me transportin më ekologjik”, shprehet Nika, duke shtuar se Saranda i ka të gjitha mundësit të disiplinoj transportin ekologjik. Sipas tij, sot jetojmë në një
ditë, ku ajri që thithim është shumë i ndotur, ndaj dhe ne nuk duhet ta përkeqësojmë atë, duke përdorur automjete, për të shkuar në punë, shkollë apo zyrë. “Përdorimi i transportit publik është mënyra e duhur dhe e vetme që kemi në dorë ne si qytetarë, për të përmirësuar cilësinë e ajrit që thithim çdo ditë”, thotë Nika. Për të, iniciativa e pushtetit vendorë “Dita pa makinën time” ka si synim, sensibilizimin e njerëzve, duke ndërmarë fushata të tilla, për të përmirësuar cilësinë e jetës. Si njohësi i mirë i mjedisit, kjo fal edhe profesionit të tij, Nika mendon se ndotësi më i madh i qytetit janë automjetet, pastaj vijnë mbeturinat urbane që prodhohen nga komuniteti. “Ka ardhur koha që disa probleme mjedisore të zgjidhen përfundimisht. Jam i bindur se shumë bashkëqytetarë të mi janë gati të braktisin automjetet dhe të lëvizin me biçikletë, por fatkeqësisht mungojnë korsi të veçanta”, specifikon Nika. Agron Mema, gazetar, shkon një hap më tutje me idenë e Thomait, duke u shprehur se Saranda ka mundësi të plotësoj kriteret e sigurisë në rrugë, edhe për shkak të pozicionit gjeografik. “Saranda është qyteti i vetëm në Shqipëri që rrugët i ka njëkalimshme. Ky fakt favorizon transportin ekologjik”, thotë Mema. Sipas tij, Bashkia e Sarandës urgjentisht duhej të nis një projekt pilot, ku në vend të parkimeve të vendos vija të kuqe vetëm për biçikleta.“Dikur, Saranda ishte i “mbytur” me biçikleta, sot ndodh e kundërta. Po na mbyt smogu, po plakemi shpejt, për shkak të mungesës së sportivitetit”, mendon Mema, duke shtuar se lëvizja me biçikletë sjellë vetëm të mira, si për shëndetin, por edhe buxhetin e familjes. “Personalisht jetoj në periferi dhe në punë udhëtoj shkoj me automjet, duke konsumuar të paktën 70 mijë lekë karburantë. Nëqoftëse pusheti vendorë ndërton korsi të sigurta vetëm për biçikleta, të garantoj që kurrë në jetën tim nuk prek timon në zonat e banuara”, thotë me sinqeritet Mema. Për këtë arsye, Mema, bënë thirrje të gjithë qytetarëve të paktën një ditë të vetme të lenë makinat e tyre dhe të përdorin transportin publik, të lëvizin me biçikleta dhe me këmbë, për të ulur nivelin e ndotjes dhe për të kontribuar sado pak në përmirësimin e cilësisë së jetës. “Qysh sot ne kemi mundësi të kontribuojmë për Sarandën. Mjafton që pushteti vendorë dhe komuniteti të kenë dëshirën e mirë të shfaqin energji pozitive, kjo në dobi zhvillimit të transportit ekologjik”, thotë Mema.
ΠΗΓΗ: http://www.katoci.com

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου