Μπερίσα: Με εντυπωσίασε ο κ. Κίτσος, δεν μου ζήτησε καρέκλες αλλά να επιλύσουμε θέματα που αφορούν τη μειονότητα. Λυπάμαι για την κατάντια του κ. Ντούλε, επιδίδεται σε παζάρια εξουσίας !!
Κοινή δήλωση στα πλαίσια της προεκλογικής συμμαχίας,
πραγματοποίησαν σήμερα το μεσημέρι ο πρόεδρος του Δημοκρατικού Κόμματος και
πρωθυπουργός της Αλβανίας Σαλί Μπερίσα με τον πρόεδρο του Κόμματος της Εθνικής
Ελληνικής Μειονότητας για το Μέλλον (ΕΕΜΜ) Χριστάκη Κίτσο. Προηγουμένως είχε
προηγηθεί συνάντηση στο πρωθυπουργικό Μέγαρο με αντιπροσωπεία του κόμματος που
αποτελούνταν από τον πρόεδρο, το Γενικό
Γραμματέα κ. Ζήσο Λούτση και τον κ. Θωμά Μήτσο.
Γραμματέα κ. Ζήσο Λούτση και τον κ. Θωμά Μήτσο.
Κάποιες από τις δηλώσεις του Μπερίσα: «Με εξέπληξαν
ευχάριστα, δεν μου έκαναν παζάρια για καρέκλες αλλά να συζητήσουμε για τα
προβλήματα της Ελληνικής Μειονότητας. Αυτό το εκτιμώ πολύ. Από την άλλη είναι
να λυπάσαι για την κατάντια του παραδοσιακού τους εκπροσώπου, ο οποίος έχει
επιδοθεί σε ένα παζάρι εξουσίας. Ήταν ανήθικο που πούλησε τη θέση που είχε στην
Κεντρική Εφορευτική Επιτροπή. Από ευαισθησία, εγώ ήμουν έτοιμος να θυσιάσω μία
δική θέση από την επιτροπή και να στηρίξω στο να παραμείνει αυτή του ΚΕΑΔ…»
Στη συνέχει το κείμενο στα αλβανικά, όπως δημοσιεύτηκε
στην ιστοσελίδα του Υπουργικού Συμβουλίου της Αλβανίας.
Kryeministri
Berisha takohet me drejtues të Partisë M.E.G.A
Kryeministri
dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me
kryetarin e Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen (M.E.G.A), zotin
Kristo Kiço dhe drejtues të tjerë të kësaj force politike, me të cilët diskutoi
për bashkëpunimin mes dy forcave politike.
Kryeministri
Berisha dhe zoti Kiço në një prononcim pas takimit u shprehën:
Kryeministri
Berisha: Sapo
përfunduam një takim me kryetarin dhe drejtues të tjerë të Partisë M.E.G.A,
parti e minoritetit grek dhe minoriteteve të tjera në Shqipëri, më të cilët
diskutuam gjerësisht për një aleancë elektorale, por edhe afatgjatë. Unë dua të
theksoj se mbetem shumë i impresionuar nga fakti se gjatë këtij takimi,
drejtuesit e partisë M.E.G.A nuk paraqitën kërkesa për karrige, por kërkesa, të
cilat të gjitha që lidhen me liritë, të drejtat, me jetën, investimet,
infrastrukturën, me sigurinë dhe të gjitha problematikat e minoritetit grek në
Shqipëri. Nga ana tjetër, kërkuan që në përputhje me ligjet e vendit dhe
konventat ndërkombëtare të kenë të gjithë hapësirën e merituar, për të luajtur
rolin e tyre në një vend e sistem demokratik. Ramë dakord të përpunojmë
sëbashku, duke i garantuar se mbetem i vendosur për standardet më të mira për
minoritetin grek dhe të gjitha minoritetet që janë në Shqipëri. Kërkesat e tyre
janë kërkesa kryekëput të bazuara në Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë dhe
konventat ndërkombëtare për minoritetin. Përgjegjësia e tyre është
shumë madhe. Veçanërisht dua të theksoj se kjo parti merr një rëndësi të
veçantë, në një kohë kur partia tradicionale, do ta quaja, e minoritetit u
dëmtua në mënyrë të pariparueshme nga aleanca e pazareve, në rastin konkret.
Aleancë, në të cilën, edhe para firmosje së saj, viktimë e parë ishte
përfaqësuesi i votës së minoritarëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Unë
dua të informoj qytetarët se nuk kisha ndërmend të angazhohesha dhe të
mobilizoja votën për shkarkimin tij. Sikur zoti Dule të kalonte në
anën tjetër, ne do ta zëvendësonim një nga përfaqësuesit tanë, por jo
përfaqësuesin e minoriteteve. Nuk ka gjë më pa moral në qëndrimin ndaj
minoriteteve, që edhe atë përfaqësues të vetëm t’ia bësh plaçkë tregu.
Minoritetet nuk kanë nevojë për pazare, por për standarde të lirive dhe të
drejtave njerëzore. Kështu që unë e përgëzoj zotin Kiço dhe të gjithë
udhëheqjen e M.E.G.A-s, për vendosmërinë e përkushtimin e tyre në mbrojtje të
interesave, të të drejtave njerëzore, lirive të minoriteteve. E garantoj
gjithashtu se në këtë proces do të kenë përqindjen e vet në komisionerë e në
çdo gjë, për të garantuar numërimin e votave, pasi kurrë ndonjëherë vota e
minoritarëve nuk ka qenë më në rrezik se në këtë periudhë, nga aleanca e
pazareve. Edhe vota e tyre mund të tregtohet tani, po të mos ishte M.E.G.A, e
cila do ta administrojë me përfaqësuesin më serioz të minoritetit, çdo votë që
ata do të hedhin në kutinë e votimit për cilindo subjekt elektoral, me
ndershmërinë më të madhe.
Zoti Kristo
Kiço: Duke
falënderuar Kryeministrin, përpjekjet këmbëngulëse e të sinqerta të partisë
M.E.G.A, për bashkimin e minoritetit etnik grek në një aleancë të qëndrueshme,
natyrale dhe të suksesshme për vetë minoritetin grek, nuk patëm reflektim nga
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
Në programin
tonë, ne kemi në plan të parë zgjidhjen e problemeve të minoritetit etnik grek
dhe jo përfitimet personale nga ndarja e pushteteve. Parashtruam te të gjitha
forcat kryesore politike në vend, kuadrin e kërkesave të minoritetit etnik
grek, të bazuara në konventat ndërkombëtare për minoritetet dhe në Kushtetutën
e vendit dhe që lidhet me participimin pa kushte politike të minoritetit në të
gjitha nivelet e administratës publike, mbrojtjen dhe zhvillimin e arsimit e
kulturës, zgjidhjen e problemeve të pronës dhe garantimin e sigurisë dhe
drejtësisë. Gjetëm mirëkuptimin e mbështetjen e Partisë Demokratike dhe
veçanërisht të Kryeministrit, zotit Sali Berisha. Ndaj edhe sot jemi pjesë e
këtij koalicioni. Programi ynë janë kërkesat e minoritetit etnik grek e do të
përbëjnë boshtin e strategjisë politike të Partisë Minoriteti Etnik Grek për të
Ardhmen, e cila do ketë në parlamentin e ardhshëm përfaqësuesit e
saj, që do të dalin nga zgjedhjet e 23 qershorit.
ΠΗΓΗ: borioipirotis.blogspot.gr