Ρεπορτάζ στην αλβανική γλώσσα του Τελνίς Σκούκι
Nga Telnis Skuqi. GJIROKASTËR – Në jetën time si gazetar kam përjetuar shumë histori të ndryshme, por Valentini, një vogëlush 4 vjeçar, më ka befasuar. Një javë më parë, teksa po kthehesha në shtëpi pas mesditës, bashkë më dy vogëlushet e mi, rreth 150 metra larg apartamentit ku jetoj në lagjen “Zinxhira”, pashë Valentinin, të zhytur kokë e këmbë në një grumbull mbeturinash. Në fillim mendova se ishte endacak, që kërkonte të mbante
shpirtin gjallë, duke grumbulluar kanaçe, por rezultoj e gabuar, teksa nisa të shkrepja aparatin fotografik. Në fakt, Valentini nuk ishte i tillë, por thjeshtë një fëmijë që kërkonte të “riciklonte” mbeturinat, në mungesë të një këndi lojrash për të. U shtanga, gjithashtu edhe ai. U pamë në sy dhe për disa sekonda nuk folëm. Më la të qetë të ushtroja profesionin dhe më pas shkëmbyem disa fjalë. - Si të quajnë? - Valentin! - Sa vjeç je? - Katër! Këto ishin fjalët e para të Valentit. Më pas bashkëbisedimi vijoi normalisht.Valentini, një fëmijë zeshkan, i dobët, por i shkathët te Zoti, më tregoi se çdo mëngjes shkon në kopësht, ndërsa në mesditë kthehet në shtëpi.Të dy prindërit i ka në punë. Babain mekanikë, nënën rrobaqepëse. Është djali i dytë e familjes. Albert e quajnë vëllain e madh dhe është nxënës në klasën të tretë fillore. Vogëlushi mundohet të më shpjegoj me mënyrën e tij, se pranë grumbullit të mbeturinave ka gjetur “parajsën”, pa e ditur se çfarë rreziku e pret. Lagjia ku unë dhe Valentini jetojmë nuk ka një kënd lojrash, apo një fushë futbolli për fëmijë. Pjesa më e madhe e banorëve në lagjen “Zinxhira” janë të ardhur gjatë dy dekadave të fundit. Të kamurit njihen me gishta, ndërsa niveli arsimor vlen për të dëshiruar. Në këtë bllok banimi, bashkia e qytetit tim ka investuar me pikatore. Një shkollë që ekzistonte është mbyllur prej dy vjetësh. Oborri i këtij objekti, ku mund të luajnë valentinët, nuk ofron siguri. I gjetur përpara një realiteti të tillë, 4 vjeçari ka gjetur “rehat” tek mbeturinat. Atje askush nuk e shqetëson, përveç disa amisave që “fluturojnë” nga ballkoni plehrat. “Po vrasim me duart tona brezin e ri”, thotë Zenepja, fqinja ime, pensioniste. “Valentini e shikoj çdo ditë pranë mbeturinave. E kam parë me sytë e mi”, betohet Zenepja, ndërsa shton se kjo situatë duhet të marrë fund. Sipas saj, komuniteti duhet të organizohet. Nga ana tjetër pushteti vendorë duhet të nis urgjentisht një fushatë sensibilisuese. Zenepja shpjegon se në këtë katastrofë ekologjike, si taksapaguesi ashtu dhe taksambledhësit janë fajtorë. “Historia e ndotjes së mjedisit nuk mbaron këtu. Më e keqja është se kjo traditë e shëmtuar po trashëgohet tek fëmijët”, thotë e shqetëuar Zenepja. Shumë banorë të lagjes “Zinxhira”, vijon Zenepja, nuk mendojnë se çfarë dëmi po i shkaktojnë vetesh dhe fëmijëve të tyre. “Kam folur me këto gra kush e di sa herë, por nuk vënë mend. Ato vetëm ankohen, duke akuzuar bashkinë. Ato (gratë) nuk kuptojnë që hedhja e mbeturinave kuturu dëmtojnë shëndetin e tyre”, pohon Zenepja. Zenepja kujton se dy dekada më parë nuk gjeje një hedhurinë përtokë. Kush guxonte të dëmtonte mjedisin dënohesh. Sot ndodh e kundërta. I hedhin ku të munden, nuk pyesin fare, madje sfidojnë dhe bashkinë. “Duhet një ligj i fortë që të stimuloj kulturën mjedisore. Personalisht nuk mendoj se ndotësit të burgosen, por të paktën të gjobiten rëndë. Në shtëpinë e tyre të bëjnë çfarë të duan, por mjedisi është pronë e përbashkët”, flet e revoltuar Zenepja. “Çfarë faj kam unë të helmohem nga plasmaset pafund të hedhura buzë përroit nga lagjiaret e mi?! Valentini është fëmijë, nuk i njeh pasojat. Në lagjen time ndodh një çudi. Banorët në vend të analizojnë shkaqet, analizojnë pasojat. Ku është turp!”, përfundon Zenepja.

ΠΗΓΗ: katoci.com
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου