17 Μαρτίου 2012

ΑΛΒΑΝΙΑ; Κώστας Μπάρκας: Πατριωτισμός ή πεπαλαιωμένος εθνικισμός;


Ο μειονοτικός βουλευτής του Δημοκρατικού Κόμματος του Μπερίσα, συνεχίζει την αρθρογραφία του στον Αλβανικό τύπο, με ένα άρθρο αφιερωμένο στον καλπάζοντα εθνικισμό της Αλβανίας. Ο κ. Μπάρκας στρέφει ευθέως το πυρρά του κατά της Ερυθρόμαυρης Συμμαχίας και του ηγέτη της Κρεσνίκ Σπαχίου. Βέβαια ένας μετά τον άλλο οι βουλευτές του Δημοκρατικού Κόμματος, στρέφουν τα βέλη τους κατά του Κρεσνίκ Σπαχίου, ακολουθώντας την γραμμή Μπερίσα, θα λεγε κανείς ότι η επίθεση κατά Σπαχίου, πλέον αποτελεί κομματικό διαπιστευτήριο φρονημάτων. Δεν πρέπει να ξεχνάμε όμως ότι ο Σπαχίου ήταν γέννημα θρέμμα του ΔΚ. Αναμένουμε από τον κ. Μπάρκα στο επόμενο άρθρο του να αναφέρει και τον εθνικισμό των Τσάμηδων που ο κ. Μπερίσα τοποθέτησε πρόσφατα στην κυβέρνηση.
Σε κάθε περίπτωση δημοσιεύματα όπως αυτό που ακολουθεί, συμβάλουν και είναι απαραίτητα για τη διαμόρφωση μιας άλλης άποψης στην Αλβανική κοινή γνώμη πέραν των εθνικιστικών προτύπων, βέβαια ο θεσμικώς ρόλος των βουλευτών είναι να μεταφέρουν τα ζητήματα αυτά στο κοινοβούλιο.
Ακολουθεί το δημοσίευμα, το οποίο λόγω μεγέθους δεν είναι δυνατόν να μεταφραστεί:
KOSTA BARKA
Nacionalizmi është bërë dhe vazhdon të bëhet strehë për shumë personazhe publike. Duke paraqitur njëkohësisht një rrezik publik. Më të rrezikshmit syresh janë  politikanët që kërkojnë të bëhen të rëndësishëm ngaqë kauzat e rëndësishme u janë shteruar ose u kanë humbur. Rreziku i tyre buron nga përhapja në formë centripete në shumicën e shtresave dhe njësive të shoqërisë. Dhe ndodh që kudo ku zhvillohet një pakënaqësi publike ose krijohet një boshësi publike, atë e mbush nacionalisti. Kjo ka ndodhur shpesh gjatë këtyre njëzet vjetëve të fundit në Shqipëri. Po ndodh edhe gjatë muajve të fundit, me daljen në skenë të Aleancës Kuq e Zi dhe ekspozimin e ambicieve të saj politike. Por nacionalizmi nuk shfaqet hapur. Shpesh ai fshihet ose bën sikur fshihet pas patriotizmit.
Kreshnik Spahiu dhe AK-ja tregojnë hapur se kërkojnë pjesëmarrje dhe ndarje të pushtetit politik duke shitur patriotizëm nacionalist. Po përse nuk publikohet platforma zyrtare e kësaj quazi partie? Një nga arsyet është frika se publikimi i platformës mund të zbulojë atë që deri tani janë bërë përpjekje për ta fshehur: faktin se veprimtaria politike e AK-së, me thelb patriotizmin nacionalist, po kthehet në rrezik për shqiptarët, Shqipërinë dhe rajonin. Dhe kjo nuk lidhet thjesht me investimin 20-vjeçar të Shqipërisë për të fituar statusin e faktorit kontribuues për stabilitetin në rajon. Nacionalizmi që u propozon shqiptarëve dhe rajonit AK, nuk ka asgjë të përbashkët me platformën integruese europiane të kohës, ku patriotizmi mishërohet në një kontekst global, në një mirëqenie në rritje, pa mohuar, por evidentuar identitetet kulturore, etnike dhe fetare. Kultivimi i identitetit presupozon përpjekje dhe investim serioz për përballjen e sfidave konkurruese dhe asimiluese. Shmangia nga ky realitet europian me projekte që na propozon Spahiu, na çon në kohëra të shkuara, në vetizolim e prapambetje. Ajo ka një emër të vetëm: disfatizëm patriotik në emër të nacionalizmit arkaik.
Nacionalizmi që na propozon AK-ja nuk ka asnjë lidhje as me patriotizmin qytetar ose kushtetues të promovuar nga kushtet e rendit botëror të pas Luftës së Dytë Botërore. Qytetarët e Europës të pas Luftës e kuptuan pavlefshmërinë dhe rrezikun e aventurave ushtarake që pollën katastrofa globale. Investuan dhe u dhanë shumë pas cilësisë së jetës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave sociale, etnike, ekonomike e kulturore të individit, pra në atë që Çabermas e cilëson patriotizëm të qytetarit apo të Kushtetutës. Ndaj edhe periudha e pas Luftës së Dytë Botërore u konsiderua shekulli ose epoka e të drejtave të njeriut. Një legjislacion shumëdimensional dhe shumëfunksional bashkë me institucione përkatëse u vunë në shërbim të këtyre parimeve. Europa e re u ndërtua në bazë të tyre dhe prandaj themelet e saj rezultuan të shëndosha dhe paqja e pas Luftës së Dytë Botërore është afatgjatë dhe e qëndrueshme.
Por Spahiu, çuditërisht, por edhe jo çuditërisht, devijoi nga një patriotizëm i tillë bashkëkohor. Si kryetar de facto i KLD-së së Shqipërisë, ai mund të kontribuonte që Drejtësia të ishte efektive, gardiani kryesor i barazisë së qytetarëve para ligjit. Të ishte garante e të drejtave të njeriut. Pra, një kontribut i tillë do të ishte, veçanërisht për Shqipërinë, një vepër patriotike e shekullit të ri.
Por, për fat të keq, Spahiu kontribuoi që Drejtësia shqiptare të kthehet në hallkën më “disfunksionale” të shtetit e të shoqërisë. E përdori Drejtësinë për të frymëzuar, realizuar dhe zbatuar patriotizmin e tij anakronik. Kujtojmë se ai nga pozicioni shtetëror që kishte udhëhoqi fushatën anti-census, parimet e të cilit i kishte aprovuar Europa që aspirojmë, për realizimin e të cilit kishte investuar po ajo. Ky shtetar i lartë shpërdoroi detyrën për t’u rimohuar anëtarëve të minoriteteve etnike në Shqipëri të drejtën e ndaluar nga sistemi komunist për ruajtjen dhe deklarimin e identitetit etnik, kulturor dhe fetar. Në fakt, nëpërmjet atij sistemi shtetëror që kontrollonte dhe grupeve të rrugës që udhëhiqte dhe udhëheq, Spahiu përpiqet të mbajë akoma më këmbë mbeturina të sistemit të diktaturës komuniste, të imponimit dhe të vetëcensurës për heqjen dorë nga përkatësia etno-kulturore e diferencuar, në emër të unifikimit ideologjik të njeriut të ri shqiptar.
Patriotizmi nacionalist i Spahiut është vëlla siamez me nacionalizmin e periudhës së luftërave ballkanike. Në atë periudhë, në kushtet e çlirimit të popujve të Ballkanit nga Perandoria Otomane dhe nga synimet e fuqive të mëdha të kohës për influenca politike, ekonomike dhe gjeostrategjike, nacionalizmi u kthye në një forcë qendrore lëvizëse për krijimin e kombeve-shtete edhe në Ballkan. Nga ana tjetër, u bë shkak përplasjesh midis shteteve të reja në rajon që kishin interesa dhe objektiva antagoniste. Le të mos harrojmë se këto zhvillime dhe kriza e përgjithshme në Europë shërbyen si terren i përshtatshëm për të ndezur këtu fitilin e të dy përplasjeve botërore. Pra, nacionalizmi i Spahiut shpaloset (dhe fatkeqësisht gjen terren) jo si promovues i vlerave të kombit shqiptar dhe konkurrimit të tyre në kontekstin ballkanik e europian. Por kërkon vetëpërcaktimin etnik shqiptar si produkt ballafaqimi e provokimi të popujve të tjerë fqinjë, të cilët jo rrallëherë janë stigmatizuar e fyer prej Spahiut dhe aleancistëve të tij.
Nuk mund të mos hiqen paralele midis incidenteve të fundit nacionaliste në Kosovë, Preshevë, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe vizitave, fjalimeve dhe inspirimeve të Spahiut atje, përndezje që po të vazhdojnë dhe shkallëzohen do të kthehen në bumerang për vet aspiratën e shqiptarëve në përgjithësi. Nuk është e tepërt të themi se Ballkani ka pasur mjaft zjarrvënës në historinë e tij. Tashmë ka nevojë për zjarrfikës. Municionet dhe armatimet që demontohen nëpër luginat e vendeve ballkanike, të cilat qenë montuar prej diktaturave komuniste të gadishullit, duhet të plotësohen nga demontimi i konstruksioneve mendore konfliktuale dhe nacionaliste në këto vende. Me barutin që po zbrazim nga fuçitë e depove ushtarake të Ballkanit duket sikur po ndezim pasionet nacionaliste.
Spahiu kishte gjithë kohën e nevojshme që brenda mandatit të vet në krye të KLD-së, ta përdorte Drejtësinë për të luftuar ato defekte për të cilat vendi është qortuar nga Europa. Por, në vend të kësaj, Spahiu nxiti pasionet e gjykatësve dritëshkurtër për të dënuar përfaqësues politikë të minoriteteve etnike. Dënimi i Naum Dishos në Korçë nuk është dënimi i një keqbërësi apo ligjshkelësi. Ky dënim është një  provokim i marrëdhënieve me Greqinë.
Nacionalizmi i Spahiut, në aspektin e kohezionit të brendshëm social të vendit, shkon ndesh edhe me nacionalizmin e fillimshekullit të kaluar. Dihet se nacionalizmi shërbeu atëherë për të shpërbërë muret antagoniste midis komuniteteve të vogla lokale të çdo vendi në favor të krijimit të një uniteti tolerant shoqëror me argument kryesor unitetin kombëtar. AK-ja dhe Spahiu, edhe pse manifestojnë nëpër rrugë me flamurin kombëtar, në thelb, duke pretenduar unitetin që simbolizon flamuri, me ballafaqimet nacionaliste deri dhe fetare, bëjnë të kundërtën. Dhe nuk e kam këtu fjalën vetëm për trajtimin e minoritetit grek, si rob për të provokuar Greqinë. Problemin dua ta shikoj akoma edhe në një prizëm më specifik. Spahiu, në emër të korrupsionit aktiv, jo vetëm që stimuloi paralizën totale të këtij sistemi, por e la të bjerë në nivelin Kanunit të Lekë Dugagjinit të shpërfituar, atë të vetëgjyqësisë. Në këtë kuptim, Drejtësia u shndërrua në shkak për një përplasje kaotike midis së drejtës dhe jo të drejtës, midis forcës dhe së drejtës, midis pushtetit dhe barazisë para ligjit. Dhe bashkë me arsyet e tjera shoqëria shqiptare po konfliktohet nga familja deri në strukturat më të larta të shtetit. Po ashtu, deklaratat të fundit e Spahiut në Durrës tregojnë se ai është gati t’i japë edhe një goditje tjetër të rëndë demokracisë dhe integritetit zgjedhor në vend, të mbjellë, pra, destabilitet.
Por, ku konsiston thelbi i nacionalizmit të Spahiut? Në funksion të përpjekjes për të marrë pushtetin politik, nacionalizmi shndërrohet nga unifikues në konfliktues politik. Po materializohet thënia e njohur se streha e fundit e maskarenjve është nacionalizmi. Kërkohet që të shfrytëzohen pakënaqësitë sociale për t’i tërhequr njerëzit e pakënaqur në qerthullin nacionalist. Kjo evidentohet gjithashtu qartazi edhe te fakti se edhe pse është pjesë aktive e qëllimit dhe strategjisë së opozitës për të marrë pushtetin, edhe pse përbën pjesën e dukshme të mjeteve që zgjedh opozita për të ardhur në pushtet, AK-ja deklaron se është parti e djathtë. Nuk është se thjesht abuzon me identifikimin e së djathtës me nacionalizmin. Por, po e përdor si alibi me synim shkëputjen e sa më shumë votave “patriotike” nga e djathta, për t’i bërë dhuratë opozitës. Ashtu si PS përdor ish-të përndjekurit politikë, të cilët qëllimisht i quan ende të përndjekur dhe jo ish-të përndjekur.
Por cili është, në fakt, rreziku i nacionalizmit të kësaj lëvizjeje? Po mundohemi t’i bëjmë një analizë të shkurtër deklarimit të ambasadorit Arvizu se “… cilido në Shqipëri… të njohë rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe se si Shqipëria shihet si kontribuuese në të”. Nuk duhet harruar se rajoni i Ballkanit gjendet në një fazë tranzicioni të ndërlikuar, me ekuilibra të brishtë dhe konflikte të mprehta. Nga ana tjetër, vlera gjeostrategjike e gadishullit rritet, veçanërisht për faktin se po përbën nyjën transportuese të energjisë nga Azia Qendrore në Europë. Dhe vendimet janë duke u marrë tani. Ky pozicion bën edhe më evidente interesat e shteteve të fuqishme për rajonin tonë. Në këto rrethana, që të bëhet pjesë ose partnere e kësaj rëndësie gjeostrategjike dhe të përfitojë prej saj, Shqipërisë i duhet stabilitet dhe kontribut në stabilitetin rajonal. Nacionalizmi arkaik i Spahiut na flak jashtë këtyre zhvillimeve dhe na sposton një shekull prapa. Nuk ka rendësi nëse bëmat e Spahiut apo spahinjve ua falim apo nuk ua falim nesër. Rendësi ka të izolojmë ato tendenca të dëmshme nacionaliste, që edhe një herë në historinë tonë do të na lënë jashtë vëmendjes së botës së qytetëruar, jashtë interesave globale, të cilat duhet të jemi të zotë t’i kthejmë në favorin tonë të brendshëm. Nuk duhet ta humbin në asnjë mënyrë trenin drejt Europës dhe botës së qytetëruar. Spahiu dhe lëvizja e tij ngjajnë me një qorollepsje të panevojshme.
ΠΗΓΗ:  Βορειοηπειρωτικά

Δεν υπάρχουν σχόλια: