25 Ιουλίου 2012

Hapet tuneli i Krrabes, Berisha: Dite historike


Hapet tuneli i Krrabes, Berisha: Dite historike
Më pak rrugë e më pak kohë nga Tirana drejt Elbasanit.
Paraditen e sotme, kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimin të hapjes përfundimtare dhe bashkimit të dy anëve të tunelit të Kërrabës.
Kreu i qeverise e ka quajtur kete nje dite historike, ne te cilen Tirane dhe Elbasanit bashkohen perjete.
“Tuneli dhe rruga Tirane- Elbasan janë segmenti më i rëndësishëm i korridorit 8, segmenti kryesor i korridorit të jugut, shkurton Tiranën me të gjitha ato zona që lidhen me këtë tunel. Ndërtimi i këtij tuneli filloi në shtator të 2011, ka qenë ëndërr fisnike e shqiptarëve që për të ardhur në Tiranë duhet të ngjiteshin në lartësinë e maleve që e ndanin kryeqytetin nga Elbasani”- tha Berisha gjate fjales se tij.

Inaugorohet keshtu një segment i rëndësishëm i autostradës Tiranë-Elbasan, e cilësuar pas rrugës së Kombit, si vepra e dytë më e madhe publike në vend.
Kryeministri, hipur ne fadrome ka bere shembjen simbolike te murit ndares, pas te cilit do te behet edhe bashkimi i dy aneve te tunelit.

Te dhenat
Segmenti i parë, 

13 km (Sauk – Tuneli i Krrabës)
Tuneli, gjerësi 28.2 metra
Segmenti i tretë, 11.7 km
(Tuneli Krrabë – Elbasan)
Autostrada Tiranë-Elbasan, 
31 kilometra e gjatë dhe 6 korsi
Autostrada shkurton me 40 % të
distancës Tiranë –Elbasan
Shkurtohet distanca 60 % me Korçën dhe Ersekën
Rruga shkurton 
me 1 orë distancën mes Tiranës dhe Shkupit.

Δεν υπάρχουν σχόλια: